Reforma territoriale, Yuri Kim dhe ambasadorë të BE takojnë një grup deputetësh të PD

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 12:55 | Politikë
Reforma territoriale, Yuri Kim dhe ambasadorë të BE takojnë

Një grup ambasadorësh të akredituar në Tiranë janë takuar, këtë të mërkurë, me disa deputetë të Partisë Demokratike në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Në takim ishin të pranishëm ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, OSBE, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe zv.ambasadori i Britanisë së Madhe.

Ndërsa nga grupi i PD-së ishin të pranishëm Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri, Gazment Bardhi.

Pjesë e diskutimeve mësohet të ketë qenë reforma territoriale, por edhe ajo zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

Një përfaqësi kaq e madhe ambasadorësh nuk ishte takuar më parë me grupimin Alibeaj. Në përfundim të takimit, ky i fundit do të japë edhe një deklaratë për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos