Fatbardh Kadilli: I ktheva garën Partisë Demokratike dhe jam krenar për këtë

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 09:16 | Politikë
Fatbardh Kadilli: I ktheva garën Partisë Demokratike dhe jam krenar

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, deklaroi në studion e “Dita jonë” se ndihet krenar që i ktheu PD-së “garën”, gjë që e konsideroi arritjen e tij të parë të aksionit politik.

“Unë sfidova kryetarin dhe mora kritika edhe nga miqtë e mi. Por, sot nuk gjykohet më a duhet sfiduar kryetari, por kush është më i miri nga kandidatët. Unë i ktheva garën PD-së dhe jam krenar. Është arritja ime e parë e aksionit tim politik”, tha Kadilli.

Në lidhje me kohëzgjatjen e fushatës, Kadilli theksoi: “Nuk ka kohë mjaftueshëm deri më 13 qershor që të takosh 71 degët e partisë. Por, unë do të vazhdoj fushatën edhe pas kësaj date, deri në fitore”.

“Unë kam nisur një proces politik, që ka vetëm një drejtim: dua të ndryshoj rrënjësisht partinë që ecën me mendësinë e Partisë së Punës. Në strukturën e saj, kjo parti është si Partia e Punës. Që ta arrij këtë, duhet shumë kohë”, u shpreh Fatbardh Kadilli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/23/mblidhet-kryesia-e-pd-shqyrtohen-kandidaturat-per-kryetar-basha-nuk-merr-pjese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos