“Nëse ndodh, kemi prekur fundin”, Krasniqi: Mund të tentohet tërheqja e padisë në Kushtetuese për zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 23:07 | Politikë
“Nëse ndodh, kemi prekur fundin”, Krasniqi: Mund të

Analisti Afrim Krasniqi tha në Absolut 4 se këtë të hënë ka ndodhur një zhvillim, i cili sipas tij, mund të përfundojë me tërheqjen e padisë për zgjedhjet lokale nga Gjykata Kushtetuese.

Ai bëri të ditur se po tentohet të ndryshohen drejtuesit e shoqatës së bashkive në mënyrë që të tërhiqet padia për zgjedhjet e 2019-ës.

“Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ka disa detaje të vogla që janë shqetësuese. Sot, shoqata e bashkive ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin në zgjedhjet lokale dhe kryetarët e të majtës në bashki të caktuara kanë marrë një nismë të çuditshme. Ata kanë mbledhur kryetarët e bashkive dhe kanë shkarkuar drejtuesit në mënyrë që të zgjedhin dikë dhe të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe të tërheqë padinë. Skena të tilla kaq të padenja dhe fyese... është e papranueshme. Ne e kemi pranuar që kemi dy shoqata dhe sot kryetarët e majtë janë mbledhur për të shkarkuar kryetarin e djathtë.

Nëse kjo është vijë zyrtare dhe nëse vërtetë ky akt përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqjen e padisë dhe ndryshimin e pozicionit, atëherë ky vend ka prekur fundin. Kur prek fundin nuk ka rëndësi se kush është president apo kryeministër as kryetar i Kushtetueses. A ka në këtë vend njerëz që kanë kurajë, qytetari, që mund të shpëtojnë nga këta njerëz?

Nëse akti i sotëm përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqje të palës që ka bërë padinë, atëherë mbyllet automatikisht çështja”, u shpreh Afrim Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/24/me-13-qershor-nuk-do-kete-zgjedhje-por-votime-krasniqi-gara-ne-pd-mes-individeve-rezerve/
https://a2news.com/2021/05/24/heshtja-e-bashes-dervishi-e-gabuar-ka-shume-per-te-folur-cela-te-tregoje-planin-per-te-ardhmen-e-pd/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2021/05/24/dervishi-gara-ne-partine-demokratike-eshte-e-pabarabarte-dhe-me-shume-virtuale/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2021/05/24/basha-me-i-avantazhuar-cela-kandidatura-e-agron-shehajt-i-ka-levizur-gjerat-ne-pd/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2021/05/24/heshtja-e-rames-per-vendimin-e-dash-per-berishen-cela-i-ngjan-atij-nxenesit-qe-ka-kopjuar-ne-provim/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2021/05/24/mandati-i-trete-merite-personale-e-rames-krasniqi-i-vetmi-lider-qe-nuk-ben-zgjedhje-ne-parti/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/video/cfare-fati-do-te-kete-padia-e-zotit-berisha-ne-france-erlis-cela-jemi-ende-ne-fazen-e-deklaratave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos