Kuvendi i PD, Shehaj në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e delegatëve

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 15:57 | Politikë
Kuvendi i PD, Shehaj në zyrën e Palokës për të

Agron Shehaj ka mbërritur në zyrën e Edi Palokës, nënkryetarit të Partisë Demokratike, për të verifikuar firmat e delegatëve të Njësisë nr.5 dhe nr.7 në Tiranë.

Mësohet se delegati i parë që ka telefonuar i ka konfirmuar se ka firmosur.

Ndërkohë, përveç Shehajt, i cili ka zgjedhur që verifikimin ta bëjë publik për media, mësohet se ka pasur edhe 4 deputetë të tjerë që kanë konfirmuar firmat e delegatëve të qarkut përkatës, por nuk kanë dashur ta bëjë publike për median.

Më 10 nëntor, Berisha dorëzoi në zyrën e Palokës 4200 firmat e pretenduara të delegatëve për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Por, fill pas këtij momenti ishin të shumta reagimet, nga të cilat Gazmend Bardhi pretendoi se ato nuk ishin reale dhe se duhet të ishin dorëzuar në zyrën e protokollit të PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos