Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 19:23 | Aktualitet

Me një teknologji të re në dispozicion, deputetët do të jenë më të informuar për përmbajtjen e ligjeve apo vendimeve që votojnë. Votimi i parë ishte pikërisht përzgjedhja e Artur Metanit si Inspektor i Lartë të drejtësisë me 98 vota, përfshirë edhe ato të opozitës.

Avokati i Shtetit ishte i pari në listën e KED. Për shkak të konfliktit të interesit, motra e tij, deputetja Eglantina Gjermeni nuk mori pjesë në votim, pasi kishte njoftuar me shkrim kryetarin e Kuvendit Ruçi.

https://a2news.com/2020/01/20/metani-ne-krye-te-ild-reagon-pd-sherbetor-i-edi-rames-ne-drejtesi/

Në një vit e gjysmë të mbetur mandat nga ai aktual, me synim për të siguruar dhe një të tretë qeverisës, mazhoranca i ka të qarta prioritete saj. “Përfundimin e reformës zgjedhore, pas konsensusit të arritur me opozitën parlamentare dhe atë jashtë Parlamentit”, tha Ruçi në nisje të seancës. Mazhoranca dhe opozita në Kuvend, megjithatë e lexuan njësoj, përfshirjen e opozitës në reformën zgjedhore që duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Por Rudina Hajdari premton rezistencë ndaj 2 të mëdhenjve.

https://a2news.com/2020/01/20/celet-sesioni-i-ri-parlamentar-ruci-reforma-ne-drejtesi-mbetet-prioritet/

Kjo është hera e dytë që teknologjia u vihet në dispozicion deputetëve në sallën e seancave. Në 2013-n Jozefina Topalli i pajisi me kompjuterë desktop që u larguan sapo Ilir Meta i zuri vendin.

(A2 Televizion)

https://youtu.be/kxHqe3DVa8s

A2 CNN Livestream

Latest Videos