Anëtarësimi në BE, prezantohet drafti i kuadrit të negociatave, Varhelyi: Tjetër hap i rëndësishëm

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 19:49 | Aktualitet
Anëtarësimi në BE, prezantohet drafti i kuadrit të

Sot Komisioni Europian  i ka prezantuar Këshillit draftin e kuadrit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi “ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën  i këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Europian. Kemi evidentuar një kuadër konkret për vijimin e negociatave. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar në shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm.  Pres me padurim diskutimet me vendet anëtare dhe mbajtjen e konferencës ndër qeveritare me dy vendet kandidate. E ardhmja e tyre në BE është  e qartë dhe jam i sigurt që ata do të vijojnë me reformat në rrugëtimin e tyre, siç kanë bërë deri më tani”.  

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1278376688330706945

Drafti ndahet në tri pjesë, që ka të bëj me principet, procedurat dhe substancën e negociatave. Propozimet parashikojnë një fokus edhe më të madh për reformat e kryera nga dy vendet, duke filluar nga respektimi i ligjit, dhe një përmirësim i kapitujve që do negociohen, që do të mblidhen sipas tematikave.

Komisioni Europian do t’i prezantoi draftin vendeve anëtare, së bashku me përditësimin e reformave nga dy vendet kandidate. Me miratimin  e draftit, presidenca e Këshillit Europian do t’i paraqesë pozicionin zyrtar të BE-së dy vendeve gjatë konferencës ndër-qeveritare, që shënon fillimin zyrtar të negociatave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos