
Paralelisht me takimin mes ministrit shqiptar të Turizimit, Blendi Klosi dhe homologut të Kosovës, të cilët shpalosnin sloganin “Pusho shqip”, pak metra me tutje këtij takimi Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në Shëngjin po vijonte prishjen e objekteve të cilësura pa leje në plazh.
Por ajo që është më e papranueshme për administratorët e këtyre objekteve është fakti që prishja bëhet pasi filloi sezoni veror duke çuar dëm investimet e tyre përpara sezonit.
Gjithashtu ato shprehen se ndihen të diskriminuar nga institucionet shtetërore që tallen me mundin dhe sakrificën e tyre, pasi për vite me radhë u kanë marrë taksat.
Një pjesë e mirë e prishjeve në Shëngjin tashmë janë denoncuar në prokurori si vepra penale nga administratorët e objekteve. (A2 Televizion)