Urimi i Armand Dukës në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 12:59 | Aktualitet
Urimi i Armand Dukës në Ditën Botërore të

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë urimin e tij.

Të dashur miq të medias!

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik!

Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit.

Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme.

Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë!

Armand Duka, president i FSHF

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos