All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lagjet karakteristike në Gjirokastër, me kanale të hapura dhe mungesë uji

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 12:46 | Aktualitet
Lagjet karakteristike në Gjirokastër, me kanale të hapura dhe
All - Paragraf - 1

Kështu janë katandisur punimet për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit në lagjen Varosh të Gjirokastrës.

Këto punime duhej të mbylleshin që në gusht të vitit të kaluar. Por ato jo vetëm që nuk janë mbyllur, por e kanë kthyer këtë lagje me një pamje aspak të këndshme, as për banorët dhe aq me pak për vizitorët.

All - Paragraf - 3

Dhe sikur të mos mjaftojë kjo gjendje ku është katandisur, këtyre banorëve prej disa ditësh nuk u vjen më ujë i pijshëm në çezmat e tyre. Dhe aty ku shkon, është mjaft i ndotur.

Prej gati 2 vitesh të gjitha kalldrëmet karakteristike të Gjirokastrës janë dëmtuar si pasojë e shtrimit të linjës së re të ujësjellësit, ndërsa paralajmërimet dhe penalitetet e bashkisë ndaj firmës duket se nuk e kanë zgjidhur situatën.

Dëmet janë tepër të konsiderueshme edhe sa i takon humbjes së identitetit të infrastukturës që karakterizon qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos