
Lagjja e kalasë në qytetin e Elbasanit, është vlerësuar si një nga zonat me rrisk të lartë të fatkeqësive nga zjarri. Më shumë se sa nga ndërtimet e vjetra dhe çatitë prej druri, ky vlerësim është bërë nga pamundësia që kanë mjetet zjarrëfikëse për tu futur në brendësitë e lagjes.
Në këtë kuadër reparti zjarrëfikës ka listuar këtë lagje si një nga priroritet për të përballuar një rast zjarri, duke imporvizuar edhe ndërhyrjet se si mund të bëhen.
Ndërtimet e bëra gjatë viteve të demokracisë jo vetëm që kanë ngushtuar së tepërmi rrugicat, por po humbasin edhe identitetin e kësaj zone me vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.
Ndonëse pushteti lokal dhe Ministria e Kulturës kanë premtuar disa herë ndërhyrje në lagjen muzeale, të kalasë, situata në terren është krejt tjetër nga premtimet që përsëriten në mënyrë periodike. (A2 Televizion)