
Vendimi për rritjen e notës mesatare në 7.5 si kusht për të hyrë në degët e mësuesisë po penalizon programet e tjera të shkollave të larta. Shqetësimi vjen nga Fakulteti i Histori-Filologjisë, i cili nuk nxjerr vetëm mësues.
"Nëse do të studiosh histori, atëherë nuk mund të pranohesh në këtë program nëse nuk e ke mesataren mbi 7.5, edhe nëse nuk zgjedh të vazhdosh për mësuesi. Ky fenomen ka ndodhur edhe në Gjeografi dhe në Gjuhë-Letërsi. Kjo ka penguar afrimin e studenteve të cilët nuk e kane mesataren 7.5 por nuk duan fare të bëhen mësues"
Zëvendeë dekani Andi Pinari kërkon korigjimin e këtij vendimi. Ndërkohë për të hyrë në çdo degë tjetër, veç edukimit, mesatarja duhet mbi 6.5.
"Korigjimi mund tëë behet duke vendosur një kriter mesatare në fillim të masterit të mësuesisë."
Pas përfundimit të maturës shteterore, universitetet po përgatiten për pranimet e reja. Nuk do të ketë ndryshim kriteresh nga shkollat e larta, ndërsa drejtuesit e tyre shpresojnë që viti I ri akademik ti rikthejë në auditore e ndoshta edhe me studentë të vaksinuar.
Pandemia e Covid-19 mbylli për 1 vit universitet dhe mësimi u zhvillua vetëm online. (A2 Televizion)