
“Opozitarët nuk ndërruan lidershipin edhe pse humbën dy palë zgjedhje. Janë në krizë besimi, në krizë të vetvetes. Politika e Ramës është jashtë sensit normal, mban Saliun”.
Kështu e komenton avokati Spartak Ngjela situatën në dy kampet politike në vend para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Kur konkurronte Basha me atë tjetrin, Rama ishte me Bashën. Ai bënte si i çmendur në zyrë sepse di që këta nuk fitojnë, jo se ka ndonjë lidhje politike në ide. Nëse ata ndërrojnë lidershipin me figurat elokuente që kanë, me figura të pakorruptuara, Rama nuk fiton dot në 100 vjet. Opozita është ende në kohë edhe 20-30 ditë, që të marrë vlerat e veta. Jam i bindur që kanë të paktën 10 figura.
A e shikoni që ndërkombëtarët nuk e çajnë kokën për zgjedhjet e ardhshme? Kjo do të thotë se i kanë planet te reforma antikorrupsion, por ambasadorja amerikane ka dalë me një risi. Këta bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar. Ajo tha se të inkriminuarit nuk duhet të kandidojnë. Kaloi edhe një hap më tutje, tha se nuk duhet të kandidojnë edhe ata që janë “non grata” nga Amerika. Kjo ka qenë në stafin e ngushtë të Biden”, u shpreh Ngjela.
Më tej, ai theksoi se krerët e PD, por edhe Rama, nuk duan pushtet, por të mbajnë larg reformën antikorrupsion.
“Krerët e PD nuk luftojnë për pushtet, por kanë frikë nga reforma antikorrupsion. Edhe Rama është aty, jam i bindur edhe pse nuk kanë një marrëveshje, është e heshtur. Ata e duan pushtetin për të ndaluar reformën. Lakuriqi i natës nuk ka sy, por shikon. Edhe këta i kanë ultratingujt. Të gjithë kanë futur duart dhe kanë frikë.
Rama është i paqartë. Mund të vijë në pushtet me një votë irracionale, por nuk ka optikë për reformë”, tha Ngjela. (A2 Televizion)