Spartak Ngjela: 30 shqiptaro-amerikanët kanë vonuar Byronë Kombëtare të Hetimit

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 10:47 | Politikë
Spartak Ngjela: 30 shqiptaro-amerikanët kanë vonuar Byronë

I ftuar në A2, avokat Spartak Ngjela, ndër të tjera, foli edhe për drejtësinë e re, duke theksuar se çelësi është Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur edhe si “FBI”-ja shqiptare.

Ai thekson se pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk mund të presim zgjedhje të lira.

“Shqipëria është në një situatë joligjore. Nuk funksionon ligji. Të parët që e kanë kapur me shumë seriozitet janë ndërkombëtarët. Pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Vonesa vjen nga ndërkombëtarët, shqiptarët nuk kanë asgjë në dorë. Në Shqipëri ka një amulli, nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Reforma antikorrupsion ka mbetur te Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja ka disa arsye që nuk po del. Kryesorja është se pse nuk po vijnë 30 hetuesit nga SHBA-ja, 30 shqiptarë që kanë dy shtetësi. Ata duhet të kishin ardhur brenda janarit, por janari po ikën. Është edhe Covid-i, si dhe zgjedhjet në SHBA. Nuk i di arsyet. Ndërsa, këta 30 tanët që janë zgjedhur, këta nuk mund të fillojnë punë pa shkuar 2-3 muaj në Amerikë. Ne po presim të vijnë ata 30 nga SHBA”, tha Ngjela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos