Lamborghini kundër BMW... gara me 225 km/h në aksin Fier-Vlorë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 12:30 | Kronikë

Dy makina luksoze, një Lamborghini dhe një BMW, janë konstatuar nga policia duke bërë gara në autostradën Fier-Vlorë, duke arritur shpejtësi tepër të larta, deri në 225 km/h.

Të dyja makinave - me targa zvicerane - të drejtuara nga dy shqiptarë të Kosovës, u është bërë shenjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar, por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës, ku gara e tyre ka përfunduar pasi janë ndaluar nga forcat Shqiponja.

“Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip "Lamborghini", shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie", "Qarkullon pa targë", "Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë" dhe drejtuesi i mjetit tip "BMW" shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie"”, tha Policia. (A2 Televizion)

https://youtu.be/i1YVAB_Bcy8

A2 CNN Livestream

Latest Videos