Ryshfeti 2 mijë euro, Apeli i Posaçëm nuk nxjerr nga qelia kryeprokurorin e Kukësit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 19:28 | Kronikë
Ryshfeti 2 mijë euro, Apeli i Posaçëm nuk nxjerr nga qelia

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Edmond Kariqin, drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit.

Kërkesa e prokurorit të dyshuar për “korrupsion” për zbutje të masës së sigurisë nuk u pranua nga gjyqtarët e Apelit.

Prokurori i Kukësit u prangos me urdhër të SPAK ne 30 qershor. Ai dyshohet të ketë marrë një ryshfet prej 2 mijë euro në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë për një person nën hetim për “prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.

Sipas SPAK, Karriqi është filmuar teksa ka marrë shumën e parave nga vëllai i personit nën hetim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos