U dënua për shpërdorim detyre, Jaeld Çela kërkon të lirohet nga qelia

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 14:48 | Kronikë
U dënua për shpërdorim detyre, Jaeld Çela kërkon

Jaeld Cela, ish-zëvendësdrejtor i Policisë se Vlorës kërkon të lirohet nga qelia.

Çela është duke vuajtur një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg për "shpërdorim të detyrës" dhënë nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda, në të njëjtin proces ku akuzohej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-zv.drejtori i Vlorës i kërkon Gjykatës se Posaçme të lehtësojë masën e sigurisë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit.

Ish-kryepolici i Vlorës u dënua në mungesë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, pasi qëndroi në arrati gjatë hetimit dhe gjykimit. Ai u vetëdorëzua më 16 maj të këtij viti, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletarrestit për të. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/03/gjykata-e-larte-zbardh-vendimin-pse-mbeti-ne-qeli-jaeld-cela/

A2 CNN Livestream

Latest Videos