Lamtumira e fundit, Biden: George Floyd do të ndryshojë botën

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 19:57 | Bota
Lamtumira e fundit, Biden: George Floyd do të ndryshojë botën

Sot i jepet lamtumira e fundit afro-amerikanit George Floyd, vdekja e të cilit nxiti një valë protestash kundër racizmit në Amerikë. Familjarë dhe miq të ngushtë marrin pjesë në ceremoninë private që mbahet në Houston të Teksasit.

Më pas funerali do të zhvillohet në një varrezë në Pearland, ku Floyd do të pushojë përjetësisht pranë nënës së tij. Ndërkohë, më herët kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden takoi familjarët e afro-amerikanit për t’i ngushëlluar për vdekjen e të dashurit të tyre.

“George Floyd do të ndryshojë botën. Vdekja e tij ishte një pikë kthese në historinë Amerikane”, tha Biden.

Ndërkohë, një ditë më parë mijëra persona kanë bërë homazhe në Houston, ndërsa më përpara u mbajtën dhe ceremoni përkujtimore në Mineapolis dhe Karolinën e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos