Lamtumira për opozitarin mik, Putin “ringjallet” për funeralin e politikanit me 8 vaksina

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 15:35 | Bota
Lamtumira për opozitarin mik, Putin “ringjallet” për

Pas disa javësh larg nga sytë e publikut, presidenti rus, Vladimir Putin, rishfaqet mes njerëzve. Këtë herë për funeralin e politikanit rus, Vladimir Zhirinovsky, lider i partisë së ekstremit të djathtë Liberal Demokratike.

Putin vendosi lule në arkivolin e hapur të politikanit të vendosur në godinën e Shtëpisë së Sindikatave pranë parlamentit të Rusisë në qendër të Moskës.

75-vjeçari Zhirinovsky, i njohur për deklaratat provokuese dhe retorikën kundër perëndimit që e mbajtën atë në syrin e publikut për më shumë se 3 dekada, ndërroi jetë më 6 prill pas një sëmundje të gjatë. Ai u shtrua në spital më herët gjatë këtij vitit pasi u infektua me Covid-19, sipas mediave ruse. Madje pretendonte se ishte vaksinuar 8 herë kundër koronavirusit.

https://a2news.com/2022/04/06/zbuloi-planin-e-sulmit-te-putin-ndaj-kievit-nderron-jete-lideri-nacionalist-i-partise-ruse/

Zhirinovsky dekonspiroi në një farë mënyrë pushtimin e Ukrainës, kur dhjetorin e kaluar parashikoi se Rusia do të sulmonte. 75-vjeçari ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes me deklarata e kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore ndaj një sërë vendesh, pushtimin e Alaskës nga Shtetet e Bashkuara dhe zgjerimin e kufijve të Rusisë deri në një pikë ku ushtarët e saj “të pastronin çizmet e tyre me ujërat e ngrohtë të Oqeanit Indian”.

Partia Liberal Demokratike, emri i të cilit fsheh pikëpamjet ksenofobe, u bë pjesë e të ashtuquajturës “opozitë sistematike” ndaj Putinit. Në dukje ajo ofronte konkurrencë politike; në praktikë e mbështeti atë kur kishte rëndësi, për shembull në lidhje me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos