Lamtumirë akademik! Përcillet kërkuesi i palodhur i gjuhës shqipe, gjuhëtari Bahri Beci

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 15:15 | Aktualitet
Lamtumirë akademik! Përcillet kërkuesi i palodhur i gjuhës

Është përcjellë për në banesën e fundit nga shtëpia e tij e studimit. Akademiku, profesori, gjuhëtari e studiuesi Bahri Beci që për gati gjashtë dekada punoi për gjuhën shqipe.

Bahri Beci është përcjellë si personaliteti që lëvroi me dinjitet në disa fusha të gjuhësisë që nga fonetika, gramatika dhe më së shumti dialektologjia.

Akademiku sot njihet si autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore që na tregojnë rrugën e formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos