Nga “Rruga e Kosovarëve” përfundoi te Diga e Liqenit, zbulohet kush është shoferi i BMW-së luksoze

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 11:26 | Aktualitet
Nga “Rruga e Kosovarëve” përfundoi te Diga e Liqenit,

Autori i aksidentit të paprecedentë te Diga e Liqenit Artificial është një 26-vjeçar nga qyteti i Durrësit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se 26-vjeçari me inicialet E. A., ka bërë aksidentin rreth orës 05:15 të mëngjesit të kësaj të marte dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai ka ardhur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

"Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Shtetit
https://a2news.com/2023/08/22/aksident-te-liqeni-artificial-makina-futet-te-diga-e-liqenit-dhe-perplaset-me-borduren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos