
Këtë fundjavë u mbyll karriera olimpike e legjendës Shaun White. Amerikani është rekordmeni absolut në garat e “snowboard” dhe “skateboard”, pasi ka fituar tre medalje të arta në Lojërat Dimërore dhe 15 medalje ari në X-Games.
Për fat të keq, ai u rrëzua në konkurimin e fundit, duke i dhënë lamtumirën Olimpiadës me sytë e përlotur.
Suksesi i japonezit Hirano në garën e “snowboard” shërbeu edhe si ndryshimi i epokës, nga sportisti që dominoi në 20 vitet e fundit, te talenti që pritet të jetë numri një gjatë dekadës së ardhshme. (A2 Televizion)