
Kryeqyteti vishet bardheblu. Tirana e volejbollit të meshkujve nuk njeh kundërshtarë këtë sezon, pasi edhe statistikat flasin qartë: 19 ndeshje, 19 fitore.
Bardheblutë e drejtuar nga Arben Sako nuk falën as në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ku triumfuan 3-0 me sete përballë kundërshtarëve historikë të Partizanit. Një ndeshje pa histori, pasi Tirana dominoi gjatë gjithë kohës dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe, edhe pse ka dhe një ndeshje për të luajtur.
Sipas trajnerit Arben Sako, si dhe kapitenit Ervin Cali, Tirana është ndërtuar për të fituar çdo trofe.
Edhe tekniku i Partizanit, Ylli Tomorri, nuk i hoqi asnjë meritë kundërshtarit, ndërsa theksoi se mungesa e kushteve në stërvitje ishte një nga shkaqet e humbjes.
Gjysmëfinalja e dytë mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet pas një jave, ndërsa në duelin tjetër, Erzeni fitoi 3-0 përballë Skënderbeut. (A2 Televizion)