
Një shqetësim i madh, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën është dëmi në ekonomi që do të shkaktojë pandemia e koronavirusit.
Për të folur për këtë problem foli në A2 Shezai Çobo, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Fier. Ai theksoi se kriza ekonomike mund të shkaktojë një dëm më të madh se vetë pandemia për shoqërinë.
“Pas Covid-19, pandemia do të bëjë punën e saj duke dëmtuar biznesin, nëse ne nuk marrim masat. Po ashtu, si edhe qeveritë e tjera, problemet do të jenë goxha të mëdha, nëse qeveria do të shikojë ato 8 pika. Ekspertët të bashkëpunojnë me ne dhe t’u japin zgjidhje problemit.
Duam që pikat tona, por edhe të tjera, të ulemi në tavolinë dhe t’i diskutojmë, në të mirë të shtetit, të biznesit dhe të njerëzve. Ne duam të dalim nga kjo situatë dhe menjëherë të diskutojmë për ekonominë, e cila mund të na dëmtojë edhe më shumë se koronavirusi”, u shpreh Çobo.
Ai theksoi se biznesi kërkon kredi për 6 muaj, me interes 0.5%. (A2 Televizion)