
Kongresi i Partisë Socialiste dhe largimi i Gramoz Ruçit është diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e “Absolut 4” me analistët Aristir Lumezi, Afrim Krasniqi, Iler Kalemaj dhe Vehab Kolën.
Për analistin Lumezi, largimi i Ruçit në një moment kur partia e tij fiton zgjedhjet, është një standard i ri në politikën shqiptare që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vite.
"Hapësira që mori Ruçi tregoi që ishte ngjarja më e madhe, por ndryshe nga parti dhe politikanë të tjerë, Ruçi ikën në një moment kur partia ka fituar zgjedhjet dhe s’ka ndodhur ndonjëherë, para 30 vjetësh ka qenë Dritëro Agolli. Ruçi ka vendosur një standard të ri. Ruçi e shtyu karrocën e partisë në mandatin e 3 dhe dha dorëheqjen si ftues dhe ky është një standard i mirë që duhet ruajtur, jo imponues, po me një pjekje politike, duke ndjerë nevojën e kohës".
Sipas tij është koha për qarkullim elitash, ndërsa vendimi për dorëheqje ka qenë surprizë edhe për Ramën.
“Është koha për qarkullim elitash. Vendimi për dorëheqje ka qenë surprizë edhe për Ramën, kur Ruçi u ka komunikuar Ramës dhe Ballës dorëheqjen ishte një vendim i padiskutueshëm. Dhe ndodhi habia për të gjithë”. (A2 Televizion)