PD pas zgjedhjeve, Kola: Të jetë e sinqertë, pa komplekse me ndërkombëtarët, të respektohet nga kundërshtarët

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 20:45 | Politikë
PD pas zgjedhjeve, Kola: Të jetë e sinqertë, pa komplekse me

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha fitoi bindshëm zgjedhjet e brendshme të partisë. Por çfarë pritet tashmë nga ai, në stinën e re politike që e sheh në opozitë?

Sipas opinionistit Vehap Kola, edhe pse këshillimi i një lideri politik është i vështirë, e rëndësishmja është që PD të jetë e vërtetë me elektoratin e saj.

“Do të doja që PD të ishte më e vendosur gjatë viteve që do të jetë në opozitë. Kjo sepse dyzimi i saj ndërmjet konservatorizmit të saj dhe përpjekjes për t’u evropianizuar ka patur kosto politike. Pra do të doja që të ishte më e vërtetë dhe e sinqertë”.  

Ai vijon duke thënë se “duke patur një kundërshtar që përdor mjetet e forcës për të bërë politike, përfshin edhe krimin, shkel ligjin dhe ndryshon kushtetutën, mendoj që edhe PD të jetë më e vendosur, pa patur komplekse, qoftë edhe nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe tendenca e tyre për stabilitet. Të jetë një parti që kundërshtarët ta respektojnë, një parti që arrin ta mbrojë votën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos