Lautaro dhe Candreva “ringjallin” Interin në Champions

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 22:52 | Futboll
Lautaro dhe Candreva “ringjallin” Interin në Champions

Inter ka ringjallur shpresat e saj për vazhdimin e aventurës në Champions League, pasi ka arritur të mposhtë në përballjen direkte Borussia Dortmund me rezultatin 2-0.

Lautaro Martinez shënoi në minutën e 22-të dhe ishte sërish argjentinasi ai që mund të dyfishonte rezultatin, por 11-metërshin e fituar nga i riu Esposito, nuk arriti ta shndërronte në gol në minutën e 83-të. Gjithsesi, në minutën e 88 Candreva shënoi golin e qetësisë për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Me këtë fitore, Interi barazon Dortmundin me 4 pikë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Barcelona “blindon” vendin e parë të grupit pas fitores ndaj Slavia Praga. Messi dhe një autogol i Olayinka i dhanë fitoren katalanasve, që e shohin veten tashmë me 7 pikë.

Ndërkohë, Liverpool ka shkatërruar 4-1 në transfertë belgët e Genk. Dy herë Oxlade-Chamberlain, Mane dhe Salah ishin golashënuesit për ekipin e Klopp, që renditet në vendin e dytë me 6 pikë, një më pak sesa Napoli që mposhti po në transfertë Salzburgun me rezultatin 2-3.

Në ndeshjet e tjera, Benfica mposhti 2-1 Lionin, ndërsa Lille-Valencia përfundoi në barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos