
Leo Messi, me golin që i shënoi sot Slavia Praga, bëhet futbollisti i tretë që i shënon në Champions League 33 ekipeve të ndryshme.
Argjentinasi ka barazuar kështu dy ish-lojtarë të Realit, Raul Gonzalez dhe Cristiano Ronaldo.
Nëse argjentinasi do të shënojë ndaj Borussia Dortmund apo Inter, do t’i kalojë këta sulmues në këtë renditje të veçantë.
Gjithashtu, me këtë gol Messi është bërë futbollisti i vetëm në histori që shënon në 15 edicione radhazi të Champions League. (A2 Televizion)