All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lavrov drejton gishtin nga SHBA: Jeni të përfshirë direkt në dëmtimin e “Nord Stream”

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 09:51 | Bota
Lavrov drejton gishtin nga SHBA: Jeni të përfshirë direkt në
All - Paragraf - 1

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas dëmtimit të linjës së gazit Nord Stream.

Kryediplomati rus nuk solli asnjë provë për të mbështetur akuzat e tij, por theksoi se SHBA-ja është e përfshirë në mënyrë direkte në incidentin e vitit që shkoi në Detin Baltik.

All - Paragraf - 3

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Britaninë e Madhe për shpërthimin, akuza këto që Londra i ka mohuar.

Po ashtu, sipas ministrit të Jashtëm, Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë, "por do t’i përgjigjet Perëndimit për armët që ka dërguar në Kiev."

Sipas Sergei Lavrov-it, forcat e Moskës nuk do të rrinë duarkryq përpara dërgimit të armëve të rënda nga Perëndimi “me synimin për t’i çuar sa më larg kufijve forcat ukrainase.”

All - Paragraf - 6

Në një intervistë për televizionin shtetëror, kryediplomati rus u shpreh se të gjithë do të donin që lufta në Ukrainë të përfundonte, por “ndihma që Perëndimi po i jep Kievit po luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi Rusia po i qaset situatës.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/18/gjenden-gjurme-eksplozivi-ne-tubacionet-e-nord-stream/
https://a2news.com/2022/12/26/nord-stream-ka-nevoje-per-500-milione-dollare-riparime-nyt-hedh-dyshime-cfare-interesi-kishin-ruset/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos