“Roma Junior Camp” për herë të parë në Shqipëri, bëhen pjesë 120 fëmijë

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 16:51 | Futboll
“Roma Junior Camp” për herë të parë në

Të bëhesh futbollist i Romës tani nuk është vetëm një ëndërr, por mund të bëhet realitet. “Roma Junior Camp” vjen për herë të parë në Shqipëri. Qëllimi i këtij eventi është një dhe i vetëm: seleksionimi i talenteve të rinj nga mosha 7 deri në 18 vjeç.

Pas Milanit, Juventusit e Atalantës, edhe skuadra e Romës erdhi në Shqipëri me kampin e saj. Afro 120 fëmijë u stërviten nga trajnerët e klubit kryeqytetas për 5 ditë, ku mësuan lëvizjet taktike. Fëmijë të moshave të ndryshme, por që i bashkonte dëshira që një ditë të bëhen futbollistë profesionistë.

Trajneri italian Andrea Sicardi u shpreh i lumtur për këtë projekt, ndërsa thekson se ka cilësi dhe talente që premtojnë për të ardhmen.

Edhe prindërit e mbështesin këtë projekt, ndërsa shpresojnë që aktivitete të tilla të shtohen dhe më shumë në të ardhmen.

Një nga iniciatorët e këtij eventi është Redi Jupi, një emër i njohur i futbollit shqiptar, që ka rritur breza dhe i ka shtyrë ata drejt futbollit. Ky nuk do të jetë aktiviteti i fundit i “Roma Junior Camp”, pasi projekti parashikohet të jetë afatgjatë. Qëllimi mbetet një dhe i vetëm: zbulimi i talenteve të rinj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos