Ledio Nuraj në KQZ: Nuk ka nevojë për asnjë dokument shtesë që vërteton se kreu i PD është Sali Berisha!

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 16:52 | Politikë
Ledio Nuraj në KQZ: Nuk ka nevojë për asnjë dokument

Përfaqësuesi i Rithemelimit të Berishës, Ledio Nuraj, u shpreh në mbledhjen e sotme të KQZ, pas vendimit të KAS për çështjen e regjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit, u shpreh se faktet janë të njohura botërisht dhe se nuk ka nevojë për asnjë dokument shtesë që vërteton se kryetar i kësaj force politike është Sali Berisha.

“Të mos hamë kohë pasi koha është shumë e vyer, doja të thosha që në lidhje më kërkesën e paraqitur, PD me kryetar Sali Berisha, në baze të kërkesës së bërë bazuar në kodin zgjedhor, kërkojmë regjistrimin në zgjedhje. Në seancën e parë na latë 48 orë për plotësim dokumentacioni. Bëmë ankimim pasi konsideruam që nuk ishte e nevojshme të bëhej asnjë lloj ankimimi.

KAS nuk është se e ka rrëzuar si kërkesë por nuk e ka pranuar me arsyetimin që ka qenë një vendim i ndërmjetëm i komisionerit. Kështu që i nderuar unë mbaj qëndrim sot se nuk kemi çfarë të dorëzojmë tjetër. Duke iu referuar kodit zgjedhor, kemi plotësuar gjithçka. Kemi argumentuar gjithçka me dokumentet përkatëse.

Ne duam të zbatohet dhe neni 131 i kodit zgjedhor, për faktet e njohura botërisht dhe të ditura për KQZ për shkak të njohjeve të saj, nuk nevojitet dokumente shtesë. Ndaj nuk ka nevojë për dokumente të tjera. Fakt i njohur botërisht është që prej një viti PD-ja ka kryetar Sali Berishën, ka organet e saj drejtuese.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij përfaqësuesi i Berishës në KQZ, Ledio Nuraj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/14/kas-ktheu-ceshtjen-e-regjistrimit-te-pd-mblidhet-kqz-sefa-debate-me-celibashin-sqaron-pse-kryetari-eshte-basha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos