Lefter Maliqi: Votat e mia janë grabitur. Nuk do ta pranoj rezultatin

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 08:55 | Politikë
Lefter Maliqi: Votat e mia janë grabitur. Nuk do ta pranoj rezultatin

Ndërsa ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u ka bërë thirrje partive që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, mëngjesin e sotëm, kur nuk ka përfunduar ende procesi i numërimit, vjen edhe kontestimi i parë për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Kandidati i LSI-së për këtë qark, Lefter Maliqi ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e votimit. Ai denoncon vjedhjen dhe manipulimin e votave. Sipas tij, rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat, por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë”.

“Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, thekson Maliqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos