Pekin 2022, hapen zyrtarisht Lojërat Dimërore

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 16:43 | Sporte të tjera
Pekin 2022, hapen zyrtarisht Lojërat Dimërore

Olimpiada Dimërore “Pekin 2022” ka nisur zyrtarisht me ceremoninë hapëse. Eventi u zhvilluar në stadiumin “Foleja e Zogut”, impiantin kombëtar të Kinës, që për këtë rast ishte blinduar nga forcat e sigurisë.

Pas një spektakli të shkurtër hapës, mes dritave led dhe rrezeve lazer, sipas traditës, ishte skuadra greke ajo që nisi parakalimin e shteteve pjesëmarrëse.

Në sfond qëndronte shkrimi “mirë se erdhët”, në të gjitha gjuhët e botës.

Në total ishin 91 delegacione në garë për Olimpiadën Dimërore. Pjesa më e madhe e tyre kishin zgjedhur që flamurin ta mbanin dy sportistë, një mashkull dhe një femër.

Shqipëria përfaqësohet në këtë event vetëm me skiatorin Deni Xhepa. Edhe pse vetëm 18-vjeçar dhe në olimpiadën e parë në karrierë, sportisti kuqezi synon të regjistrojë rezultate të larta.

Lojërat Dimërore u ndërthurën në mënyrë të pashmangshme edhe me politikën. Mes krerëve të shteteve të pranishëm në Pekin ishte edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australi, Zelanda dhe Japonia nuk kishin asnjë përfaqësues zyrtar, në shenjë proteste për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos