Është publikuar sot traileri i dokumentarit të jashtëzakonshëm që do të tregojë jetën e një njeriu që ka lënë gjurmë në sportin botëror, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher.
Përmes intervistave ekskluzive të familjarëve dhe miqve të tij, pamjeve të vjetra kur Schumi ishte një fëmijë që luante me makina lodër, dokumentari do të sjellë një portret intim të 7 herë kampionit të botës në F1, i cili prej gati 8 vitesh është zhdukur nga jeta publike, pas një aksidenti të tmerrshëm me ski.
Dokumentari, i cili po pritet me padurim nga të gjithë sportdashësit - dhe jo vetëm – do të shfaqet për herë të parë në Netflix më 15 shtator të këtij viti. (A2 Televizion)