Lejuan ndërtime pa leje në Durrës, zbardhen emrat e të arrestuarve

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 10:56 | Kronikë
Lejuan ndërtime pa leje në Durrës, zbardhen emrat e të


17 punonjës policie dhe zyrtarë të pushtetit vendor në rrethin e Durrësit janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes, në kuadër të operacionit policor te koduar “Abuzuesit”.

Të arrestuarit janë në nivel komisar, nënkomisar dhe inspektorë policie, drejtues të njësive administrative, inspektore të inspektorateve lokale të mbrojtjes së territorit.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria e Durrësit ka rezultuar se të arrestuarit, gjatë vitit 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës  dhe dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Ata kanë lejuar ndërtime pa leje, kanë falsifikuar dokumente, fshehur dhe manipuluar ngjarje, penguar zbulimin e të vërtetës dhe fakteve kriminale si dhe kanë fshehur kallëzimet e qytetarëve kryesisht për denoncimet e ndërtimeve pa leje. Ndaj persona të arrestuar Gjykata e Durrësit kishte vendosur paraprakisht masat e sigurisë arrest me burg.

Ditën e sotme janë bërë publikë emrat e tyre. Bëhet fjalë për:

  1. Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
  2. Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
  3. Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
  4. Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
  5. Ermal Petova, OPGJ, Manze
  6. Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
  7. Nikollë Marku, OPGj, Manze
  8. Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
  9. Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
  10. Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
  11. Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
  12. Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
  13. Adem Lika , Ndërtues.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos