
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet se është autori i disa vjedhjeve në qytetin juglindor.
Falë një pune të mirë organizuar të policisë, u bë i mundur arrestimi pasditen e së enjtes i shtetasit Bernard Qelemeni, i kërkuar për vjedhje.
Qelemeni ka tentuar të largohet sapo ka parë policinë, por uniformat blu e kane neutralizuar në vendin e quajtur “Trekëndëshi” duke e shoqëruar menjëherë në komisariat. (A2 Televizion)