“Lënia e Ukrainës jashtë NATO-s, gabim strategjik i Gjermanisë dhe Francës”

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 16:06 | Bota
“Lënia e Ukrainës jashtë NATO-s, gabim strategjik i

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se vendimi i Gjermanisë dhe Francës për të lënë jashtë NATO-s vendin e tij në vitin 2008, ka qenë një gabim strategjik.

“Nëse do të ishim anëtarë të NATO-s, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Kuleba të dielën në një intervistë për televizionin amerikan, NBC.

“Gabimi strategjik u bë në vitin 2008, nga Gjermania dhe Franca, që refuzuan përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën në aleancë, diçka për të cilën po paguajmë sot”, tha Kuleba.

“Nuk po e paguan Gjermania apo Franca çmimin e këtij gabimi, por Ukraina”, shtoi ai.

Në vitin 2008, në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior u pranuan Shqipëria dhe Kroacia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos