Leonardo Di Caprio bën thirrje për shpëtimin e lumenjve në Bosnjë Hercegovinë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 21:42 | Lifestyle
Leonardo Di Caprio bën thirrje për shpëtimin e lumenjve në

Beteja e fundit e aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio, për mjedisin ka të bëjë me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Aktori i njohur dhe fituesi i Oskarit, publikoi në profilin e tij në Instagram dhe Facebook, duke cituar pikëpamjet e kryeministrit Federal Fadil Novalic dhe mbështetjen e tij për OJQ-të mjedisore në luftën për mbrojtjen e lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pasi sulmoi vendimin e Trump dhe administratës së tij për të ndryshuar rregullat për mbrojtjen e kafshëve në rrezik zhdukjeje, aktori 45-vjeçar ka lëshuar apelin në rrjetet e tij sociale për të mbrojtur lumenjtë e Bosnjës dhe Hercegovinës  nga ajo që pritet të ndodhë për shkak të 463 projekteve të vogla të hidrocentraleve, që aktualisht janë në ndërtim e sipër ose në fazën e planifikimit".

Aktori hollivudian bën apel për të mbrojtur lumenjtë biodiversë të mbetur në Evropë, si një shpëtim për komunitetet lokale dhe shumë specie të rrezikuara që rrezikojnë të humbasin. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CGDIrral8Q1/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos