All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lera shpjegon se si përcaktohen çmimet nga Bordi i Transparencës

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 21:31 | Ekonomi
Lera shpjegon se si përcaktohen çmimet nga Bordi i
All - Paragraf - 1

Niko Lera, anëtar i Bordit të Çmimeve në Ministrinë e Financave, i ftuar në studion e “A2 Business”, shpjegoi se si përcaktohen çmimet nga ky bord.

“Rritja e çmimeve në vendin tonë është reflektim i rritjes së çmimeve në nivel ndërkombëtar, i rritjes së çmimeve të karburanteve apo dhe i mungesës së furnizimit nga zonat e luftës, siç janë Rusia dhe Ukraina. Nuk është krizë e brendshme dhe nuk lidhet me spekulime në tregje. Bordet janë krijuar për të kontrolluar 3-4 artikuj jetikë për popullatën, që të shmangen abuzimet me çmimet për këto produkte”, tha Lera.

All - Paragraf - 3

Më tej, Lera theksoi se bordi vetëm “ka përcaktuar disa marzhe, që mbulojnë shpenzimet operacionale të subjekteve dhe qëllimi është që të mos ketë fitime jonormale në këtë situatë”.

https://a2news.com/2022/04/06/bordi-i-transparences-miraton-cmimet-e-ushqimeve-baze/

“Janë llogaritur këto marzhe në bazë të bilanceve të viteve të kaluara. Pasi kemi marrë koston e blerjes së mallit dhe taksat e doganës, kemi aplikuar marzhet dhe duke patur parasysh marzhet e importuesit, ambalazhuesit dhe tregtarit me pakicë, kemi kaluar në një çmim final”, u shpreh Lera.

Ndërkohë, Mira Pogaçi, drejtore ekzekutive e “Bashkimit të Tregtarëve të Shqipërisë”, u shpreh se ka patur edhe abuzime gjatë kësaj periudhe.

All - Paragraf - 6

“Kur ka një abuzim, tregu reagon menjëherë. Ndiqet trendi i rritjes sepse situata për furnizimet ka qenë e paqartë për të gjithë. Tani, çështja nuk është vetëm te 3-4 produkte. Kemi një vendim të Këshillit të Ministrave, që përcakton se produktet bazë dhe ato të lidhura me to do të jenë pjesë e monitorimit, por nuk përcakton se kush janë këta produkte. Aktet ligjore duhet të jenë sa më të qarta”, deklaroi Pogaçi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos