Lëvizja e automjeteve, Gonxhja: Të gjitha shërbimet e hapura, taksat të paguhen

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 21:07 | Aktualitet
Lëvizja e automjeteve, Gonxhja: Të gjitha shërbimet e hapura,

Të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët, për shkak të pandemisë nuk kishin kryer shërbimet apo rinovimin e dokumenteve, që nga ky moment duhet t’i kryejnë ato.

Sipas drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, tashmë ofrohen të gjitha shërbimet “online”. Ndaj, të gjithë drejtuesit nuk mund të lëvizin më me patentë të skaduar apo dhe taksa të papaguara.

Përsa i përket taksave të lëvizjes, sipas Gonxhes, ndonëse ka pasur mjaft qytetarë që nuk i kanë përdorur makinat e tyre, taksat duhet të paguhen.

Krahas shërbimeve të transportit rrugor, tashmë mund të rezervohet “online” edhe kolaudimi i mjeteve, ndërsa qytetarët të cilët nuk përfundojnë në kohë testin teknik të mjetit, duhet të ruajnë kuponin tatimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos