Lewis Hamilton ngushëllohet, princi Charles e shndërron në “kalorës”

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 22:55 | Sporte të tjera

Ekziston një fotografi, tashmë disi e zbehur, ku trashëgimtari i fronit të Britanisë së Madhe, princi Charles, takonte i buzëqeshur një djalosh 14- vjeçar, shumë të emocionuar, të ulur në një mjet të tipit kart.

Fotografia qarkulloi në mediat britanike sepse në botën e shpejtësisë në pistë, nuk kishte dhe ende nuk ka shumë pilotë me ngjyrë. Madje, asnjë në Formula 1.

Adoleshenti nuk mund të imagjinonte atëherë se më shumë se dy dekada më vonë, ai do të takohej sërish me Charles, ende princ, por kësaj radhe si i ftuar special në kështjellën e familjes Windsor.

Tani, më shumë i emocionuar dukej vetë princi, sepse përballë kishte një nga pilotët më të suksesshëm i të gjitha kohërave në Formula 1 , 36-vjeçari Lewis Hamilton.

https://a2news.com/2021/12/12/mrekulli-e-verstappen-holandezi-fiton-titullin-kampion-ne-f1/

Piloti britanik që këtë vit humbi në një xhiro të fundit dramatike në Abu Dhabi kampionatin e tij të tetë nga ana e Max Verstappen, u nderua me titullin e kalorësit, dhe tashmë mund të vej titullin “sir” përpara emrit si vetëm tre pilotë të tjerë britanikë, legjenda si Jackie Steward, Stirling Moss dhe Jack Brabham.

Ndërkohë që zakonisht në cirkuitet e gjithë botës atë e shohim krahas babait, në këtë rast fenomeni britanik  ishte i shoqëruar nga mamaja Carmen Larbalestier. Prindërit e tij kanë divorcuar kur Lewis ishte i vogël, dhe ai nuk ka jetuar me të ëmën nga mosha 12-vjeçare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos