
Qindra gjimnaste të abuzuara nga ish-doktori i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry Nassar pritet të marrin një dëmshpërblim prej 380 milionë dollarësh pas një marrëveshjeje të arritur me federatën e këtyre sporteve.
Në këtë mënyrë, i jepet fund një beteje ligjore që zgjati më shumë se 5 vite dhe që rrethoi me hije skandali një prej sporteve më elitare të Shteteve të Bashkuara.
Autori i këtyre abuzimeve Larry Nassar, tashmë ndodhet pas hekurave, i dënuar me 300 vite burg në total për këto krime të urryera.
Ai u vu në bankën e të akuzuarve dhe dhjetëra atlete, mes tyre dhe medaliste olimpike dëshmuan se ishin ngacmuar seksualisht nga doktori i tyre i ekipit.
Marrëveshja e arritur është më e madhja për raste të abuzimit seksual dhe erdhi si pasojë e akordit të Komitetit Olimpik, Federatës së Gjimnastikës me bordin e personave denoncues.
Rachael Denhollander, atletja e parë që denoncoi Nassar në vitin 2016, mirëpriti vendimin dhe shkruajti në Twitter: “Ky kapitull më në fund u mbyll”. (A2 Televizion)