
Plani i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zemër të Tiranës përmes një tuneli të nëndheshëm ka dështuar në fazën më kulmore të tij, kur grabitësit kishin mundur të preknin dyshemenë e një prej ambienteve të filialit.
Burime pranë grupit të hetimit, bënë me dije se ka qenë një punonjëse e bankës, që ka para një pllakë të dëmtuar në dyshemenë e bankës.
Sinjalizimi i saj, ka parandaluar më pas, atë që mund të ishte një grabitje spektakolare. Sipas dosjes hetimore, punonjësja me iniciale E. P. Ka shpjeguar se, sipas detyrës funksionale të saj, mëngjesin e 21 shkurtit ka hapur dyert e filialit bashkë me një koleg dhe më pas edhe ambientet e thesarit. Në një nga lëvizjet e mëvonshme ajo ka parë një pllakë të thyer në zonën e arshivës.
“U afrova dhe pashë që pllaka kishte lëvizur. Duke përdorur edhe dritën e telefonit, dallova gjashtë vrima në dysheme, pak më të mëdha se diametri i një stilolapsi”, ka pohuar ajo.
Dhënia e alarmit departamenti i sigurisë së bankës e më pas tek Policia e Shtetit zbuloi më pas tunelin e bërë drejt bankës nga kanalizimi nëntokësor i bulevardit Zogu I. Sipas punonjëses, në të njëjtën ditë, në bankë kishin mbërritur vlera të konsiderueshme monetare. Deri më tani policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë person të dyshuar, por referuar sasisë së dheut të zhvendosur nga tuneli, mendohet të jenë disa persona të përfshirë. (A2 Televizion)