
Përtej Tiranës nuk ka libra. Vepra që gjenden në bibliotekat e rretheve, por edhe në librari janë botime të vjetra. Varfëria artistike në bibliotekat jashtë kryeqytetit shqetëson drejtorin e Bibliotekës Kombëtar Piro Misha.
Në një takim për shkrimtarët dhe sjelljen e politikës, Misha vë theksin te mungesa e librit që botohet sot, por që nuk shkon dot te lexuesi që jeton jashtë Tiranës.
“Është atrofizuar sistemi i bibliotekave te Bashkive. Në Pogradec, për shembull, kishte tekst ete viteve 70, ndonjë donacion ne anglisht, por nuk vinin në shqip. Është sfidë e vështirë ku ndërthuren shume faktorë, nuk mjafton vetëm Ministria e Kulturës, duhet të ngrihet opinioni publik që të shtyje kryebashkiakët”, deklaroi kreu i Bibliotekës Kombëtare. (A2 Televizion)