Transport urban i përgjysmuar, shoqata: Reduktim deri në 20% nëse nuk përmbushen kërkesat

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 15:18 | Aktualitet
Transport urban i përgjysmuar, shoqata: Reduktim deri në 20% nëse

Në ditën e dytë të përgjysmimit të linjave të transportit urban në kryeqytet, Kamëz dhe Vorë, Shoqata e Transportit Urban paralajmëron reduktim të mëtejshëm të shërbimit, nëse qeveria nuk iu përgjigjet kërkesave financiare.

Përfaqësues nga shoqata përjashtojnë mundësinë për rritje të çmimit të biletës, por paralajmërojnë se në rast se institucionet nuk ndërhyjnë, sektori mund të përballet me faliment.

Qytetarët, përdorues të këtij shërbimi ankohen se reduktimi i numrit të urbanëve ka bërë që koha e pritjes në stacione të zgjatet edhe më tej, duke arritur në 20 minuta.

Kriza financiare që po kalon ky sektor, fillimisht prej pandemisë e më tej me rritjen e çmimit të naftës, largimi i stafit dhe mosreagimi nga institucionet përgjegjëse për plotësimin e kërkesave ekonomike të premtuara, bënë që operatorët prej 18 tetorit të operojnë me gjysmën e kapaciteteve të flotës së urbanëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos