Lideri i Luhansk paralajmëron referendum për t’ju bashkuar Rusisë, Ukraina kundërshton ashpër

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 16:11 | Bota
Lideri i Luhansk paralajmëron referendum për t’ju bashkuar

Udhëheqësit pro Moskës të republikës së vetëshpallur të Luhansk, në Lindje të Ukrainës, paralajmërojnë mbajtjen e një referendumi për t’ju bashkuar Rusisë.

“T’i bashkohemi Rusisë është synimi kryesor i republikës sonë. Si mund të bëhet kjo? Mendoj se shumë shpejt do të mbajmë një referendum në territorin e republikës ku njerëzit do ushtrojnë të drejtën e tyre duke shprehur opsionin për t’ju bashkuar Federatës Ruse. Disi, jam i bindur, se kështu do të ndodhë”, tha Leonid Pasechnik, drejtues i republikës së vetëshpallur të Luhansk.

Kremlini tha se nuk i takon Rusisë të vendosë për këtë, ndërsa qeveria e Kievit e beri te qarte se një referendum i tillë nuk do ketë vlerë ligjore dhe do hasë në reagim të fortë nga komuniteti ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos