
Bojkoti i Futbollit vazhdon. Liga Profesioniste vendosi që kampionati të mos nisë ende, për aq kohë sa nuk janë pjekur kushtet dhe nuk është dhënë drita jeshile nga institucionet shtetërore për plotësimin e kërkesave, ku më kryesorja lidhet me ligjin e sponsorizimeve.
Presidenti i Ligës Profesioniste, ashtu si edhe futbolli në vend i kanë sytë nga takimi, i kësaj të marte, në Ministrinë e Financave, ndërsa mohoi përçarjen mes presidentëve të klubeve elitare, duke theksuar se të 10 drejtuesit më të lartë janë kundër rifillimit të kampionatit në këto kushte. (A2 Televizion)