Peja është skuadra e parë finaliste e Ligës Unike të basketbollit. Në një ndeshje dramatike, Peja triumfoi ndaj Rahovecit 71:73 (17:15, 16:20, 13:30, 25:8).
Ndeshja në fakt nisi e baraspeshuar dhe në çerekun e parë asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa kjo pjesë përfundon 17:15. Luftë për çdo top u zhvillua edhe në periudhën e dytë.
Në periodën e tretë, verdhezinjtë dominuan totalisht, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Me kalimin e minutave pejanët thelluan epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:65. Por, Rahoveci nuk u dorëzua, duke u rikthyer fuqishëm. “Vreshtarët” ngushtuan shifrat në 63:67, vetëm 3 minuta nga fundi, me një seri të suksesshme prej 17:2. Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike, ku 10 sekonda nga fundi pranë rezultatit 71:73, Rahoveci kishte aksionin e fundit, por një super bllokadë nga Lis Shoshi dhe dalja bosh e Darell Davis, bëri që Peja të kalojë në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket-Golden Eagle Ylli. (A2 Televizion)