Boksierja Ebanie Bridges pësoi një dëmtim të rëndë në sy pas ndeshjes ndaj Shannon Courtenay, që e humbi pas 10 raundesh.
Fotot pas përballjes së gjatë tregojnë australianen me një sy të mbyllur, mavi dhe jashtëzakonisht të fryrë.
“Në 3 raundet e fundit nuk shikoja fare nga syri. Me siguri do më ketë goditur me kokë, por ndihem mirë. Doktorit i thashë që mos të më pyesë fare nëse shikoj apo jo, pasi nuk do të dorëzohesha kurrë. Respekte për kundërshtaren time, ishte një ndeshje e mrekullueshme”, tha Bridges. (A2 Televizion)