
Bëhen gati 9 muaj që nga hera e fundit që në MotoGP garonte edhe kampioni i saj i gjashtëfishtë, Marc Marquez. Ylli spanjoll është gati të rikthehet dhe po përgatiet për një zbritje të mundshme në pistë që në Çmimin e Madh të Portugalisë.
Piloti 28-vjeçar pësoi një frakturë në krah vitin e kaluar, në garën hapëse të sezonit, duke e mbyllur sezonin ende pa nisur mirë, edhe pse tentoi pas ndërhyrjeve kirurgjikale të garonte sërish, por pa sukses.
Pasi humbi përgatitjet parasezonale dhe dy garat e para të këtij viti, Marc Marquez ka marrë dritën jeshile nga mjekët dhe është gati të hipë në motorin e tij prej kësaj fundjave. (A2 Televizion)