E pabesueshme në Bernabeu, Benzema vendos rekord personal brenda 7 minutave

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 17:22 | Futboll
E pabesueshme në Bernabeu, Benzema vendos rekord personal brenda 7 minutave

Për herë të parë në karrierë, Karim Benzema ka shënuar një tregolësh në pjesën e parë të një ndeshjeje si futbollist i Real Madrid.

Sulmuesi francez, në ndeshjen ndaj Valladolid, arriti ta bënte këtë gjë brenda 7 minutave. Nga minuta e 29 dhe deri në minutën e 36, kapiteni i madrilenëve përshëndeti 3 herë rrjetën, duke i çuar shifrat në 4-0.

Golin që zhbllokoi rezultatin e kishte shënuar Rodrygo, në minutën e 22 të takimit.

Në pjesën e dytë, Asensio dhe Lucas vulosën rezultatin 6-0 për kampionët në fuqi të Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos